Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” që denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave dhe neglizhimin institucionaldo ta zhvillojnë një aksion simbolik. (Para Këshillit Prokurorial) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” që denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave dhe neglizhimin institucionaldo ta zhvillojnë një aksion simbolik. (Para Këshillit Prokurorial) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Deklaratat përmbyllëse të Prokurorit kundër Salih Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” dhe në faqen e Facebookut të EO.
Oda e Mjekëve mban ditën e dytë të kursit me temën “Kirurgjia minimale invazive dhe e urologjisë së fëmijëve”. (Hotel “Emerald”)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore diskuton lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Të ftuar janë Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Hilmi Jashari ekspert. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në shoqatën “Handikos”, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA – LDS. (Zyrat e “Handikos”, Veternik)
KRU “Gjakova” fillon fushatën ndërgjegjësuese për trajtimin e ujërave të ndotura, përkatësisht moshedhjen e pecetave të lagura në rrjetin e kanalizimit. (Sheshi “Nëna Terezë”, Gjakovë)
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Zyra e kryetarit, Gjilan)
Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga Qeveria e Japonisë. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. (Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Mitrovicë)
Mbahet mbledhja e parë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së, me moton “Gra të fuqizuara, Shtet i fuqishëm”. (Objekti i ish-ASK-së, afër Newborn) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.