Ngjarjet e ditës: 2 qershor 2021

  • 09:00

    Në Komisioni për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Genc Muçollin, Milot Ibranin, Rrezart Hajrizin, punëtorë të RTK-së, dhe Iniciativën e pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)

  • 10:00

    Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin e Uestminsterit për Demokraci organizojnë prezantimin e raporti “Kosto e emigrimit të të rinjve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizon Festivalin Multikulturor. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet dëgjim publik për “Ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik – Parku i Biznesit dhe procedurën e riparcelizimit të pronave në kuadër të këtij projekti”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:30

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale. (Objekti i Prokurorit të Shtetit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja FOL mban serinë e diskutimeve  me krerët e partive opozitare dhe shoqërinë civile në Kosovë. I ftuari i parë, është Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e reja të degës, rruga “Saraçët”)

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Presidentja Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesit e VV-së për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Presidentja Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesit e PDK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Presidentja Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesit e LDK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Presidentja Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesit e AAK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, Dega e Prishtinës, hap ekspozitën individuale të artit figurativ, të nxënëses sonë Elsa Hoti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

Kalendari Arkiv