Ngjarjet e ditës: 26 janar 2022

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes takohet me Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim shqyrton raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë diskutimin tematik ku do të prezantohet niveli i përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) zhvillon një aktivitet simbolik. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhje. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Një grup i qytetarëve protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:15

    Opozita mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Në kuadër të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës” shfaqet “Marksistët dhe Leninistët e Zvicrës” nga Jeton Neziraj. (Teatri “Ardiana”, Ferizaj)

Kalendari Arkiv