Ngjarjet e ditës: 4 tetor 2023

  • 08:50

    Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, mbërrin për një vizitë në Kosovë. Atë e pret ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci. (Vendkalimi kufitar, Hani i Elezit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komuna e Lipjanit fillon projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit dhe parkingut nëntokësor. (Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) prezantojnë Barometrin e Reformave të BE-së. Merr pjesë dhe shefi i BE-së, Tomas Szunyog. (Shtëpia e Evropës)  

  • 10:00

    Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, mbajnë diskutim ndërlidhur me udhëzimin administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit, qeset plastike dhe sistemin e rimbursimit të depozitës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL). Merr pjesë dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 10:50

    Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci, dhe ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, vizitojnë vreshtat në Rahovec dhe bisedojnë me fermerë. (Rahovec) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje; shqyrton Planin e Punës. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 11:15

    Ministrat Peci dhe Ozdemir vizitojnë verarinë “Bodrumin e Vjetër”, ku priten nga pronari Ruzhdi Haxhijaha. (Rahovec) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:45

    Ministrat Peci dhe Ozdemir vizitojnë Kooperativën “Gratë e Krushës”, ku do të priten nga Fahrije Hoti. (Krushë e Madhe, Rahovec) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Policia e Kosovës, gjegjësisht Divizioni i Trafikut Rrugor  bënlansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit e klasave të para dhe shoferët e rastit para shkollës në fjalë. (Shkolla Fillore “Ismail Qemali”,  Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë 21 pika. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci, pret në takim ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir. (MBPZhR, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Ushqimit dhe të Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:20

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir mbajnë konferencë për medie. (Para objektit të Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv