Ngjarjet e ditës: 22 nëntor 2022

  • 09:45

    Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup dhe është pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”. (Hotel “Alexander Palace”, Shkup)

  • 10:30

    Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane organizon një konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë)

     

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Parku ITP, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së)

  • 15:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shpalosin Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit. (Salla “Dokukino”, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpret zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë)

  • 15:15

    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku më pas do të ketë takime dhe konferencë për medie. (Ministria e Mbrojtjes)

  • 16:15

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe  zëvendëskryeministri dhe ministrin i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:40

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani si dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë)

  • 18:00

    Kryeministri Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikë së Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Guido Crosetto. (Ndërtesa e Qeverisë)

Kalendari Arkiv