Ngjarjet e ditës: 21 korrik 2021

  • 09:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00 - 11:00

    Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, komuna e Rahovecit  organizon një sërë aktivitetesh.

    Agjenda:
    Ora- 09:00 – Homazhe te Kopshti i dëshmorëve – Rahovec.
    Ora-09:30 – Homazhe te shtatorja e Shejh Myhedin – Shehut – te Teqeja e Madhe e Halvetive- Rahovec
    Ora-10:00 – Homazhe te lapidari – Pompa Teuta – Rahovec
    Ora-10:30 – Homazhe për dëshmorët te Kompleksi Përkujtimor “Maja e Shkodranit” – Rahovec
    Ora-11:00 – Përurimi i monografisë “SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLENË”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi – Vendi: Salla e Kuvendit Komunal- Rahovec.

  • 09:30

    Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia Covid-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Shënohet fillimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”. Merr pjesë shefi i zyrës së BE-së, Tomash Szunyog. (Restorant “Collection”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës shqyrton Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin  2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. I ftuar ministri Xhelal Sveçla. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdon mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal. (Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Integrime Evropiane takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)

  • 12:45

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. (Hagë)

Kalendari Arkiv