Ngjarjet e ditës: 21 mars 2023

  • 09:00

    Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencën e dyte nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu e Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Tomas Szynjog. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet Konferenca e Kontabilitetit Digjital e organizuar nga Melita&Partners mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH, KUDO. (Klan arena)

  • 10:00

    Finalizohet përfundimi i projekteve të efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike komunale (financimi IPA 2017) në Kamenicë dhe Novobërd me mbështetjen e BE-së. (Kamenicë)

  • 10:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 11:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me FAO-n, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm”. (Parku i Gërmisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit të KOSST-it, Jeton Mehmeti, dhe kryeshefi ekzekutiv Evatar Zeqiri. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton planin e performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

    Komuna e Deçanit organizon Panairin e Librit me moton “Libri me Pararojë e Kombit”, me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”. (Oborri i Komunës së Deçanit)

  • 11:00

    Në kuadër të Javës së Franfonisë përurohet Qendra Frankofone e Punësimit. (Departamenti i Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës)

  • 11:00

    Komuna e Pejës mban konsultim publik mbi rregulloren për menaxhimin e mbeturinave. (Salla e Asamblesë)

  • 12:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected” – për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja”, fshati Herticë, Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LShK) organizon një takim letrar me rastin e Ditës Botërore të Poezisë. (Lokalet e LShK-së, “Kulla e Zotnisë”, Mahalla e Muhaxherëve)

  • 12:00

    Komuna e Deçanit promovon librin “Komiteti i Deçanit” të autorit Hasan Ukëhaxhaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan)

  • 12:00

    Komuna e Gjakovës shpall sportistet me te dalluar te vitit 2022. (Salla solemne e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 14:00

    Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë. (Tek rrethi i madh) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Organizohet panel letrar rreth përkthimit të fundit të veprës “Edith Durham” nga Jacqueline Dérens, dhe librit “Përndjekja është profesioni im” nga Eric Emeraux, oficer i lartë dhe ekspert në Tribunalin e Hagës. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

  • 16:00

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mban konferenca për media për gjetjet për keqpërdorime dhe dërgimin e lëndës për padi. (Zyra e Kryetarit)

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës, me temën “Gjuha e urrejtjes tek të rinjtë e partive politike – sa është duke u luftuar kjo dukuri?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Drenas përurojnë librin “Bekimi, luftëtari i bekuar” i autorit Afrim Hysenaj. (Salla e Kulturës, Drenas)

  • 18:00

    Ambasada e Francës organizon hapjen e Javës së Frankofonisë.  Merr pjesë dhe ambasadori Olivier Guerot. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)

  • 20:30

    Java e Frankofonisë do të vazhdojë me spektaklin “Fritland” nga një poet, fëmijë i një emigranti shqiptar në Belgjikë rreth dyqanit të famshëm belg të patateve të skuqura. (Termokiss, Dardani)

Kalendari Arkiv