Ngjarjet e ditës: 23 qershor 2024

  • 09:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pret në takim gjeneralin në pension, Wesley Clark. Me këtë rast, atij do t’i ndahet Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës. (Selia e LDK-së, Te Qafa) *** Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Klubi i Motoristëve “Enduro Sharri” organizon takimin e motoristëve “Moto Meeting. (Parku i Qytetit në Sharr)

  • 11:00 - 12:00

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Deçanin. Në ora 11:00, Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa nga ora 12:00, do të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit. (Gllogjan/ Kuvendi Komunal i Deçanit)

  • 19:30

    Mbahet ceremonia solemne e hapjes së Konferencës së 14-të të kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, orgnizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv