Ngjarjet e ditës: 30 gusht 2024

  • 10:00

    Islamic Relief Kosova shpërndan 1700 çanta bashkë me pajisjet tjera të nevojshme shkollore për fëmijët jetimë dhe fëmijët në kushte të vështira jetësore. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, mban homazhe. (Përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, te Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, shpalos rezultatet nga Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2023 si dhe prezanton rezultatet e tri auditimeve të performancës. (Objekti i ZKA-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë) 

  • 18:00

    Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS, mban aksion simbolik “Dera e Pritjes”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Ndizen 64 flakadanë në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, me rastin e shënimit Ditës Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë. (Krushë e Madhe)

  • 19:00

    Instituti Sekhmet hap ekspozitën “Me hijen e lirimit mbështjellë”. (Hotel “Grand”, kati i gjashtë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv