Ngjarjet e ditës: 19 tetor 2021

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj. (Hagë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë pleanare. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    ORCA publikon raportin me temën:”Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë – (Mos)Informimi i Publikut 3″. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Misioni i vëzhgimit të BE-së mban konferencë për media për zgjedhjet lokale në Kosovë të vitit 2021. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mban konferencë për media lidhur me aktivitetet që po zhvillohen në QNR. (Objekti i QNR-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Parlamenti Evropian (AFET) mban takim për paketën vjetore të zgjerimit. (Transmetimi drejtpërdrejt nga PE)

  • 17:15

    Komisioni Evropian publikon paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do të mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook)

  • 18:45

    Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i dorëzon raportin e Komisionit Evropian kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv