Ngjarjet e ditës: 14 shtator 2021

  • 09:00

    Mbahet punëtoria e parë për Zhvillimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore në Kosovë. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për situatën epidemiologjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA mbajnë konferencën “Dialogu Publiko-Privat”, në kuadër të projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Artmotion mban konferencë rreth marreveshjes me Superligën e Kosovës në Basketboll. (Objekti i Klan Kosovës)

  • 12:00

    Sindikata e gazetës “Rilindja” mban konferncë për medie për mospagesën e 20% nga Qeveria. (Para Pallatit të ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    QIKA organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”. (Para Teatrit Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Hagë)

Kalendari Arkiv