Ngjarjet e ditës: 29 qershor 2021

  • 09:00

    Mbahet Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Sami. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Parku Inovativ, Prizren)

  • 10:00

    Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosen të gjeturat mbi influencën e grupeve të ndryshme të interesit në procesin legjislativ dhe rrugët institucionale që duhet ndjekur për të parandaluar këtë. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:15

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci merr pjesë në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. (Parku Inovativ, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim lidhur me prezanitimin e Raportit të shqyrtimit post-legjislativ të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) 

  • 10:00

    Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”  organizion tryezë diskutimi me temën: “Efekti i Arsimit tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe Qendrat Mësimore”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

     

  • 10:00

    Në kuadër të Javës së Krenarisë mbahet Konferenca “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë” përmes dy paneleve ku do të trajtojë qasjen institucionale lidhur me draft Kodin Civil dhe perspektivën ndërkombëtare lidhur me të drejtën e martesave të seksit të njëjtë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet takimi i 200-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Shtëpia e Bardhë, Prizren) 

  • 10:00

    Nën patronatin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mbahet konferenca regjionale “Mobilizimi i komunitetit lokal për fuqizimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Asamblea Komunale, Gjakovë)

  • 11:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Save the Children bën shpalljen e fituesve të garës së vizatimit “Mbro Arsimin Tonë’’. (Hotel “Afa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber, vizitojnë OJQ Handikos. (Rr. “Halim Orana”, Gjilan)

  • 11:30

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani, bëjnë përurimin e projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore” me participim. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 13:00

    Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë raporton ministri i Bujqësisë, Faton Peci për planin dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuniteti LGBTI organizon diskutim në të cilin do të shpalosë përvojën e grave lezbike, biseksuale, trans dhe queer me aktivizmin dhe realitetin social. (Klubi M)

  • 14:30

    Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon – Taubadel, mban  konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën lansimin e Programit të Granteve të Përputhshme, në kuadër të “Projektit të Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport”, i financuar nga Banka Botërore. (Objekti i MINT) 

  • 17:00

    Mbahet takimi ndërbiznesor dhe ndërsektorial B2B të mbështetur nga BE “Konkurrueshmëria e Sektorit Kosovar të TIK”, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrinë e Ekonomisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Komuniteti LGBTI organizon performancën “A je çikë, a djalë?!”. (Teatri “Oda”)

Kalendari Arkiv