Ngjarjet e ditës: 14 shkurt 2022

  • 08:30

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, njëherësh i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft –Planin e punës së Komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302)

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N303)

  • 10:00

    Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, organizuar nga Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata Kundër Epilepsisë. (Hotel “ Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate zhvillon aksion simbolik në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. (Zyrat e ZRrE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shefi i Zyrës së BE-së/ Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, merr pjesë në inaugurimin e një shkollë të mesme në Llapllasellë të Graçanicës, e ndërtuar me një investim prej mbi 2.7 milionë eurosh nga BE-ja. (Fshati Llapllasellë, Graçanicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pret në takim kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi, me ç’rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për rritjen e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin, nëpërmjet menaxhimit të Integruar të Pellgut Ujëmbledhës – BIODRINI. Pas ceremonisë, ata do të kenë një prononcim për medie. (Ndërtesa e Komunës, Rahovec) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Profesionistët shëndetësorë mblidhen për të diskutuar lidhur me koeficientin e pagave. (Klinika e Kirurgjisë, QKUK)

  • 12:00

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takohen me kryetarin Mitrovicës, Bedri Hamza. (Komuna e Mitrovicës)

     

  • 12:00

    Lista “Guxo” do të regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. (Zyrat e KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Me rastin e regjistrimit të GUXO si parti politike, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp. (Zyrat e GUXO, afër hotelit “Swiss Diamond”)

  • 13:00

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës dhe shoqatat përfaqësuese të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor mbajnë konferencë për medie. (Para Klinikës së Kirurgjisë)

     

Kalendari Arkiv