Ngjarjet e ditës: 21 tetor 2022

  • 09:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe UNFPA organizojnë diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”. (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me një delegacion nga Komonuelthi i Australisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kolegji AAB, në bashkëpunim me partnerët implementues të projektit “Hapësirat Mësimore në Arsimin e Lartë”, të financuar nga fondet e programit Erasmus Plus të Komisionit Evropian organizon konferencën rajonale “Hapësirës mësimore në arsim”. (Kolegji “AAB”, Fushë-Kosovë)

  • 10:00

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ermal Kocin – kryeshef Financiar në KESCO dhe Alpin Dogan – kryeshef ekzekutiv i KEDS. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 220-të. (Platforma Zoom)

     

  • 10:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Komisionin Parlamentar homolog për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 11:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët që kanë udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008: Ymer Dragusha; Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugovës. (Sheshi Ibrahim Rugova) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    ORCA mban aksion simbolik lidhur me situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet homazh për nderë të njëvjetorit të vdekjes së Bashkim Ramës. (Fakulteti Filozofik)

  • 12:00

    Kryeministri Albin Kurtit pret në takim liderët e partive opozitare në vend. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për medie në të cilën do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hamami i Madh i Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Këshilli Drejtues i UP-së mban mbledhje. (Rektorati i UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim zëvendës presidenten e Republikës së Palaut, njëherit edhe ministre e Drejtësisë, Uduch Sengebau Senior. (Kabineti i presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv