Ngjarjet e ditës: 21 nëntor 2023

  • 09:30

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetërs Shalës në Gjykatën Speciale. (Hagë)

  • 10:00

    Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave protestojnë, me kërkesë rritjen e pagës. (Para objektit të Komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301) 

  • 10:00

    Ministria e Shëndetësisë (MSh) promovon Manualin e Dytë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia etj. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:00

    Demokraci Plus prezanton Raportin e Monitorimit të Prokurimit. (Hotel “Prishtina”, Pejton)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Fondin Sovran. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:30

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë, me ç’rast prezanton programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2023”. (Zyra e AKB-së, Tophane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për nder të festave të nëntorit organizohet takim letrar, me ç’rast përurohen dhe dy vepra letrare të shkrimtarit amerikan Sultan Kato. (Zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë njofton lidhur me vizitat zyrtare. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Jo-qeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 13:00

    Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” mban panel diskutimin “Dialogu dhe proceset e tjera: Një muaj më vonë …(Hotel “Grand”, Prishtinë) 

  • 13:00

    Me rastin e njëvjetorit të vdekjes tragjike të kadetit të Policisë së Kosovës dhe fizioterapeutit Floridian Shabaj, zbulohet pllaka përkujtimore. (Fshati Jashanicë, Klinë)

  • 14:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Erasmus+ organizojnë konferencën e përbashkët për medie “Publikimi i rezultateve të projektit Erasmus+ për Kosovën dhe përfshirja sociale si prioritet i programit Erasmus+”. (Ministria e Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Promovimi i librit të Shkëlzen Maliqit “Mbi fajin kolektiv serb: ese, polemika, publicistikë”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

  • 18:30

    Me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë organizon pritje për personalitetet e shtetit dhe miqtë. (“Grand Events”, Prishtinë)

  • 19:00

    Hapet ekspozita e Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2023”. (Fakulteti i Arteve)

  • 19:00

    Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe Fondacioni japonez organizojnë ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit të Japonisër. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 20:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭ë 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 “𝐌𝐛𝐫ë𝐦𝐣𝐚 𝐀𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐦𝐞 𝐕”. (𝐁𝐢𝐛𝐥𝐢𝐨𝐭𝐞𝐤a 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 e 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬)

Kalendari Arkiv