Ngjarjet e datës: 20 nëntor 2021

  • 08:00

    Ekipi mobil mundëson vaksinimin e qytetarëve të interesuar. (Aeroporti “Adem Jashari”)

  • 09:00

    Forumi i Gruas i LDK-së në bashkëpunim me Fondacionin Jarl Hjalmarson nga Stokholmi organizojnë Konferencën “Fushatat Politike dhe Qëllimet e Organizatave të Grave”. (Hotel “Shernaton”, Marigona Rezidencë)

  • 10:00

    Zyra e UNICEF-it shënon Ditën Botërore të Fëmijëve. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. (Objekti i KQZ-së)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban Konferencë për Media me temën “Zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit bazuar në Listën e Kontrollit të Këshillit Evropian: Rezultatet dhe sfidat në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 12:00

    Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të mirë – Zyra e Kryeministrit organizojnë takim të fëmijëve nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. (Ndërtesën e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave me postë në garën e balotazhit për kryetar të komunës së Dragashit. (Selia e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv