Ngjarjet e ditës: 10 korrik 2023

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 10:00

    Avokati i Popullit organizon debatin “Pensionet kontributpaguese – të drejtat e pensionistëve dhe kontributpaguesit e diskriminuar”. (Zyra e Avokatit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Prokurorinë Speciale; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin  e Kodit të procedurës penale; Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal. (Kuvendi i Kosovës C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës N302)

  • 11:00

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite një varg pikash nga seancat e papërfunduara. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme në rend dite ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajnë konferencën “Të kuptuarit e peizazhit institucional: Vlerësimi i dhunës me bazë gjinore në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Mbahet ceremoni përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë)

  • 20:00

    Mbahet ekspozita me fotografitë e kampionit Robin Krasniqi dhe dokumentari kushtuar kampionit. (Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv