Ngjarjet e ditës: 22 prill 2024

  • 09:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zv..ministrin Hysen Durmishi. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Transmetohet live edhe në Facebookun e EO.

  • 09:30

    RIDEA organizon konferencën “Formësimi i paqes: Përfshirja e grave në procesin e paqes Kosovë-Serbi”. Marrin pjesë Alyson Grunder zëvendës-shefe/E ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë; Jonathan Hargreaves ambasador i Britanisë së Madhe; Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencë për medie, lidhur me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Zyrat e ASK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Bëhet dhurimi një eko-ulëse nga MMPHI dhe mbjellja e pemëve në SHFMU “Përparimi”, Komuna Prishtinë. Marrin pjesë ministri i MMPHI Liburn Aliu dhe ambasadori zviceran. (SHFMU “Përparimi”)

  • 10:00

    Grupi i studentëve të nivelit master të Fakultetit Juridik, Programi Kushtetues-Administrativ në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, mban konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Tokës. Me këtë rast do të prezantohet studimi “Marrëveshja e Parisit dhe gjendja e mjedisit në Kosovë”. (Hotel “Sirius”)

  • 10:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) organizon tryezën “Java e imunizimit”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshillit i fshatit Ramjan, Komuna e Vitisë, do të mbjellë 200 drunj dekorativë. (Ramjan, Viti)

  • 10:30

    Shoqata “Handikos” shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me moton ‘’Kujdesi për tokën na lumturon!” (Qendra e Resurseve të “Handikos”, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zv.ministri Jeton Raka do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e ish-Rilindjes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja Feministe Studentore proteston për shkarkimin e profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës. (Para Fakultetit të Edukimit, UP) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtoren e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, për të shënuar Ditën e Tokës bëjnë mbjelljen e pemëve dhe shkurreve shumëvjeçare. (Parku i Fëmijëve në lagjen “Ulpiana” dhe në lagjen “Dardania”, te posta) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lanson Ditët e Tokës në Kosovë. Marrin pjesë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Nuno Queirós, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv