Ngjarjet e ditës: 17 prill 2022

  • 08:00

    Fillon asfaltimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” në Arbëri. Ms këtë rast, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga ora 07:00 deri në ora 18:00. (Rruga “Ahmet Krasniqi”, Arbëri)

  • 10:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Poklek. (Poklek, Drenas)

  • 10:00

    Federata e Pingpongut do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17. (Shkolla “Tefik Çanga”, Ferizaj)

  • 10:30

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas)

  • 12:00

    Zhvillohet java e tretë e Superligës së Kosovës ne pingpong. Në xhiron 6-të do të zhvillohet ndeshja derbi kundër ekipit nga Prishtina KPP “Priping” dhe kampionit aktual KPP “Lidhja e Prizreni”. (Pallati i Rinisë dhe Sportit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:30

    Në shënim të dyvjetorit të ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiqi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative “Defy Them” organizojnë mbrëmje përkujtimore.(Ish-strehimorja në Rr. “Mehmet Gradica”, Bregu i Diellit)

Kalendari Arkiv