Ngjarjet e ditës: 29 korrik 2021

  • 08:30

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë viziton ministrinë e Infrastrukturës, diskutojnë për kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve. (Ministria e Infrastrukturës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti viziton ARKEP-in, lidhur me dukurinë e sms nga MTS në komunën e Deçanit. (Zyrat e ARKEP-it) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Riinvest dhe USAID organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Barometri i prokurimit publik (x-Indeks) 2020”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqet e Facebookut të EkonomiaOnline dhe Riinvest.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës dhe UNDP do të nënshkruajnë marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës. (Pranë objekti të Sahat Kullës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2021 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për Radiotelevizionin e Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Specializantët e ShSKUK-së protestojnë për mos pagesat e specialistantëve për kujdestaritë 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave. (Para Administratës Qendrore, ShSKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, viziton komunën e Shtimës.

    Agjenda:
    Ora 12:30 – Takim me kryetarin Naim Ismajli. (Objekti i Komunës);
    Ora 13:00 – Vizitë në Parkun e Biznesit. (Rruga Industriale);
    Ora 13:30 – Vizitë në Parkun e qytetit “Ahmet Shtimja”. (Rr. “Ahmet Shtimja”, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv