Ngjarjet e ditës: 18 maj 2021

  • 09:00

    OJQ “Marakli t’Biciklave” së bashku me Policinë e Kosovës shpërndajnë fletushka informuese për shoferët e makinave. (Stacioni i Policisë Jug, ish Hotel “Victory”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    D4D dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo organizojnë debat me temën “Rruga e integrimit të Kosovës në BE: Në cilën fazë qëndrojmë?”. (Transmetim direkt në Facebook të D4D-së)

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, si dhe shqyron Raportin vjetor të AKK-së, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportin e auditimit të performances “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. E ftuar ministrja e MASHT-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet takimi i Këshillit të kryetarëve, ku do të diskutohen projektligjet që prekin komunat dhe çështjet që kanë të bëjnë me nivelin lokal dhe qendror. (Kuvendi komunal, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës – Dega Mitrovicë mbanë konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Mitrovicë)

  • 11:00

    EULEX-i prezanton “Raportin e tij Special për ndikimin e Covid-19 në sundimin e ligjit në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Hapet Muzeu Etnografik në Gjilan. Merr pjesë kryetari Lutfi Haziri dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog. (Ish-objekti i Shkollës së Muzikës, Gjilan)

  • 11:00

    Java e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore vazhdon me marshim me fëmijët në shesh dhe shpërndarja e Maskave te qytetarët, bashkërisht me Policinë e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 11:00

    Organizata ETEA publikon raportin hulumtues “Fakulteti i Edukimit si parakusht për cilësinë e arsimit paraunversitar në Kosovë”. (Kino “Armata”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 12:00

    Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës  ekspozohen punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjën e dytë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi me qytetarë”. (Kuvendi Komunal i Komunës së Prizrenit) https://us02web.zoom.us/j/82274197275

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë mban takim me Bordin mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shtatë pika ndër to shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

  • 13:15

    Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore, Prishtinë) 

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, shpalos programin dhe prioritetet e MKRS-së. (Kabineti i ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Organizohet ceremonia përkujtimore për kompozitorin Fahri Beqiri. (Teatrin Kombëtar të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda” dhe “Ahmet Gashi”, organizojnë marsh protestues “Turmë jo lojë”. (Nisja bëhet nga sheshi Zahir Pajaziti deri te komuna e Prishtinës) ***Kjo ngajrje anulohet.

  • 17:00

    I jepet lamtumira e fundit kompozitorit Fahri Beqiri. (Varrezat e Dragodanit, Prishtinë) 

  • 19:30

    Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis prezanton premierën e shfaqjes dans teatër “Totem dhe Tabu” me koreografi nga Robert Nuha dhe dramaturgji të Zana Hoxhës. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

     

Kalendari Arkiv