Ngjarjet e ditës: 30 nëntor 2022

  • 09:00

    Iniciative për Drejtësi dhe Barazi (INJECT) dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për mbrojtjen e grave. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kosova Women 4 Women në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën “Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton në Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, UNICEF dhe UN Women mbajnë  tryezën me temë “Dhuna ndaj vajzave –Drejt parandalimit dhe reagimit efektiv”, që do të organizohet në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ, Universiteti i Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV). (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 10:00

    Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) mban edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull “Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli – raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën shqyrtimin e kërkesës për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 11:00

    Aleanca Kosovare e Biznesev mbm Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel “Amazona”, Miloshevë)

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 11:30

    Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për çështjen: “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”. (Ndërtesa e Kuvendit)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30 - 15:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç’rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj.

    Agjenda:

    Ora 13:00 – vizitën në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, “Xhavit Ahmeti” në fshatin Hodonoc;

    Ora 15:00 – takim me ndërrmarrëset Ibadete Sadiku, Kadrije Mustafa dhe Emine Kërhanaj. (Kamenicë)

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

Kalendari Arkiv