Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2022

  • 09:00

    Lidhja e Pensionistëve të Kosovës organizon demostratë simbolike me moton, “Dinjitet për pensionistët”. (Hyrja e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Prokurori i rastit jep fjalën përfundimtare në rastin e Salih Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” dhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit. Në rend dite debati për grevën në arsim. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    BERZH dhe Kosovajob organizojnë takimin Youth Career Elevator. Merr pjesë kreu i BERZH-it për Kosovë, Neil Taylor. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:30

    Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë Ceremoninë e dorëzim/pranimit të Platformës Rinore të Kosovës. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)

  • 11:00

    Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX, organizojnë tryezë diskutimi në të cilën prezantohen arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomash Szunyog dhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    GIZ organizon Konferencën Rajonale të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë “Promovimi i shkëmbimit rajonal për zbatimin e një plani të qëndrueshëm mbi lëvizshmërinë urbane në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Gazetarët e interesuar që të ndjekin këtë konferencë mund ta përcjellin ngjarjen edhe nga zyra e GIZ. (Platforma Zoom)

  • 11:00

    Nisma për Ndryshim Paqësor organizon çmimin për media i cili do të vlerësojë shkrimet dhe storjet që trajtojnë bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe në Serbi. (Kafe librari Dit’e Nat’)

  • 11:00

    Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës në Futsall para ndeshjes kualifikuese me Holandën. (Salla 1 Tetori)

  • 11:00

    Zhvillohet ndeshja miqësore e vajzave Kosova U19  – Mali i Zi U19. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 13:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban diskutim publik me qytetarët, në lidhje me raportin e publikuar me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Platforma Zoom)

  • 14:00

    Mbahet konferenca për medie e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani. (Selia e FFK-së)

  • 14:00

    Kuvendi mban tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile me temë – Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë. (Kuvendi i Kosovës, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Filharmonia e Kosovës mban konferencë në lidhje me koncertin e hapjes së sezonit artistik 2022/2023. (Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Prishtinë) 

  • 18:00

    Mbahet kongresi i dytë i Kolegjit të Kirurgëve. (Hotel “Emerald”)

Kalendari Arkiv