Ngjarjet e ditës: 22 shtator 2023

  • 09:00

    Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i ZRrE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Demokraci Plus mban konferencë, me ç’rast shpalosen rekomandimet e raportit të fundit rreth përdorimit të kontratave një burimore (të negociuara) në prokurimin publik gjatë viteve 2019-2023. (Zyrat e Demokraci Plus) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Kompensimi i Viktimave të Dhunës në Familje”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë”. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

  • 11:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve, mban konferencë për media me temën: “Kontributi ekonomik i Diasporës Kosovare Vera 2023”. Gjithashtu prezantohet studimi hulumtues rreth efektit ekonomik të diasporës për periudhën 15 qershor -15 shtator 2023. (Zyrat e AKB-së rruga “Lidhja e Prizrenit”, Tophane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Universiteti i Prishtinës, mban ceremoninë e diplomimit të studentëve për këtë vit akademik. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, OJQ-në “Marakli t’biçiklave”, shënojnë “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”. (Rruga “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 11:30

    Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, merr pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
    Agjenda:
    Ora 11:00 – Nderim te Busti i Fehmi e Xhevë Lladrovci, në Drenas;
    Ora 11:30 – Nderim te varret e Dëshmorëve në Gllanasellë.

  • 11:30

    Ministria e Ekonomisë me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), mban konferencë për medie.  (Para objektit të Ministrisë së Ekonomisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Hapet Ekspozita Ndërkombëtare “EURO KOSOVA ART”. (Holiday Resort “Buquku”, Sllatinë, Fushë-Kosovë)

Kalendari Arkiv