Ngjarjet e ditës: 19 prill 2023

  • 09:00

    Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhje. (Objekti i KGjK-së)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Në rend dite është votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe 35 pika të tjera të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 2, 9, 23 shkurt, 9, 23 mars dhe 6 e 7 prill 2023. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve. (Oda Ekonomike e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vihet gurëthemeli e çerdhes “Qarku 1” në Gjilan. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Rruga Qarkore, afër restorant “Astoria”, në Gjilan)

  • 10:30

    Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, mban konferencën për prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 32 bursistë “Shpresa Olimpike 2023”. Sportistët e rinj do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj. (Zyrat e KOK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Demokraci 2022.  (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv