Ngjarjet e ditës: 11 mars 2022

  • 08:15

    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, do të marrin pjesë në inaugurimin e parkut të ri “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të komunës së Mitrovicës. (Selac/ Bajgorë)

  • 09:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pas takimit do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi. (Salla C301/ Holli i Kuvendit)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës organizon takim koordinues me komunat e rajonit të Prishtinës, përfaqësuesit e OSBE-së, ministrin e MAPL, Elbert Krasniqi, drejtorin e AKK-së, Sazan Ibrahimi. (Restoranti “Amazona”, Milloshevë)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet libri “Vlerësimi i arritjeve akademike të nxënësve” i autorëve Nazmi Xhomara dhe Nehat Mustafa. (Biblioteka Kombëtare)

  • 12:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me homologun nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin Nick Haekkerup, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet. (Sheshi “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv