Ngjarjet e ditës: 7 shkurt 2022

  • 10:00

    Mbahet seanca e tretë e Bordit të ZRrE-së. (Zyret e ZRrE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të diskutuar lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvend, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    MAShTI organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2021, ndarja e çmimeve do të bëhet nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Ministria e Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 11:00

    • Komuna e Rahovecit organizon takimin e Këshillit organizues për 17 shkurtin Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Komunës,  Rahovec)

  • 11:30

    Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Szunyog viziton Komunën e Prizrenit dhe takon Kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj. (Kabineti i Kryetarit të Komunës)

  • 12:00

    Prokuroria Themelore në Pejë mban konferencë për medie ku temë diskutimi do të jetë hetimi i rastit të helmimit të qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar. (Objekti i Prokurorisë Themelore, Pejë)

  • 15:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet (Sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

Kalendari Arkiv