Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, mbajnë konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”)
Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, mbajnë konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”)
Policia e Kosovës bën lansimin e “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës” (Hotel “Swiss Daimond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton mbikëqyrjen e rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. E ftuar, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)
Administrata Tatimore e Kosovës, Platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet mbajnë diskutim me organizatat nga shoqëria civile rreth formalizmit të punësimit në vend, si dhe implementimit të projektit të ATK-së “Punësimi joformal 2021-2023”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, pret në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, me bashkëpunëtorë.
Agjenda:
Ora 11:00 – Takimi i ministres Nagavci dhe Kushi;
Ora 11:45 – Nënshkrimi i Marrëveshjes për zbatimin e Abetares së përbashkët;
Ora 12:15 – Konferencë për medie e dy ministreve. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën me temën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikim i saj në punën e Kuvendit të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencën përmbyllëse të vitit 2021. (Ndërtesa e IAP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit në telekomunikacion – ushtrimi i veprimtarisë së MTS-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut organizon aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. (Kuvendi Komunal, Malishevë)
Kryetari i OEK-së Berat Rukiqi, së bashku me Kryetarin e FEMSh-së Nagib Fejzi, mbajnë konferencë për media. (Objekti i OEK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, raporton ministri i Bujqësisë Faton Peci. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi lidhu me prioritetet dhe objektivat për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe strategjin Legjislative e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, mban sot konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, marrin pjesë në koncertin e shkollave të muzikës nga Kosova dhe Shqipëria. (Shkolla e mesme e muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kosovo 2.0 organizon një diskutim për ndotjen e ajrit i titulluar “Po afron ajo koha e vitit kur s’mund të marrim frymë lirshëm!”. (Kosovo 2.0, “Bregu i Diellit”, Prishtinë)
Mbahet seminari për trajnerë të volejbollit nën ligjërimin e Bujar Dervishajt. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sporteve)
Hapet ekspozita personale “Ngjyrat dhe Trajtat” e Adriana Nimani Kutllovci. (Galeria “Qahili”)