Ngjarjet e ditës: 22 tetor 2022

  • 07:00 - 12:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia penale. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri)

  • 09:00

    Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës. Forumi organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla Schwarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Federata e Pingpongut zhvillohen ndeshjet e ligës U17 për meshkuj dhe femra ku pas përfundimit të xhirove të rregullta do të zhvillohen ndeshjet e play off-it për ta përcaktuar kampionin. (SHFMU “Tefik Çanga”, Ferizaj)

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për medie: “Projektligji për paga dhe ligji për zyrtarët publik: problemet dhe mangësitë e identifikuara”. (Zyrat e GLSP-së)

  • 11:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen Këshillit të organizatës Gratë për Vetëvendosje. (Hotel Grand) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen Këshillit të organizatës Rinia për Vetëvendosje. (Hotel Grand)

Kalendari Arkiv