Ngjarjet e ditës: 11 dhjetor 2024

  • 09:00

    Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë organizojnë Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore. Marrin pjesë dhe ministrat Arbërie Nagavci dhe Arben Vitia. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) mban aktivitetin e tretë në kuadër të Javës së Integritetit 2024, me temën “Parandalimi i konfliktit të interesit: Parakusht për besim në institucione”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Projekti “Human Rightivism” organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe pesë vite të zbatimit të projektit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPK) mban konferencën vjetore, ku pjesëmarrës do të jetë përfaqësues të shteteve evropiane e nga rajoni. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin me temën “Katalizatorët e korrupsionit: Praktikat që cenojnë integritetin e prokurimit publik”. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    UBT mban ceremoninë e ndarjes së bursave studentore nga Fondacioni “UBT Jim Xhema”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan)

  • 11:00

    Hapet Panairi i librit të vjetër dhe të përdorur në Prishtinë. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

     

  • 11:00

    Komuna e Obiliqit ndan pajisje bujqësore për bujq si subvencione. (Te objekti i koogjenerimit, afër shkollës “Pandeli Sotiri”)

  • 12:00

    Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Të rinjtë për digjitalizim” ku do të prezantohet puna e Klubeve Mediale të shkollave përfituese. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”, Suharekë)

  • 13:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin me titull “Mosefikasiteti i hetimit parlamentar (Mungesë e vullnetit dhe problemet ligjore)”. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 - 14:00

    Inaugurohet  murali “Heronjtë e Klimës”, një projekt që promovon veprimin për klimën dhe ndërgjegjësimin mbi qëndrueshmërinë. Merr pjesë Matthias Conrad, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Gjermane, Jehona Lushaku Sadriu, Nënkryetare e Komunës së Prishtinës. (Shkolla Fillore “Faik Konica”, Prishtinë)

  • 14:00

    Mbahet promovimi i Librit  “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”, i autorit Burim Ramadani. (Restorant Culacciono, përballë ish-Rilindjes)

  • 17:00

    Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen organizon pritje për promovimin e turizmit të Finlandës dhe Kosovës. (Rezidenca e Ambasadorit, Pejton)

  • 19:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban Turneun e ndryshimit në Gjakovë. (Shkolla fillore “Fehmi Agani”, Gjakovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv