Ngjarjet e ditës: 21 dhjetor 2023

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”) 

  • 09:00

    Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” organizon trajnimin mbi aftësimin dhe përdorimin e të dhënave ekonomike të Kosovës. (Salla e konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci”) 

  • 09:30

    Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Demokraci Plus publikon analizën në lidhje me problemet kryesore në zbatimin e planeve vjetore të prokurimit publik në ndërmarrjet publike. (Zyrat e Demokraci Plus, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë dhe komuniteti i të rinjve Reload21 UNDP Mitrovicë, organizojnë tryezën e përbashkët “Shëndeti mendor – parandalimi i vetëvrasjeve”! – Frymo Lirshëm (Parandalimi i vetëvrasjeve). (Fakulteti Juridik, Mitrovicë)

  • 11:00

    Organizata Çohu prezanton Raportin e Vlerësimit të Korrupsionit në Kosovë për vitin 2023. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, organizon takimin e dytë publik me qytetarë, ku do të raportojë për punën njëvjeçare. (Kuvendi Komunal, Prizren)

  • 11:00

    Mbahet konferenca për publikimin e raportit hulumtues “Fuqia e narrativave: Historia nga librat apo historia e rrëfyer – Roli i edukimit në formësimin e perceptimit për tjetrin”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

  • 12:00

    Hapet ekspozita e fotografit Alban Bujari “Covid19”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)

  • 11:30

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban takim me komunitetin turk në kuadër të fushatës për vetëdijesimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave. (Kuvendi Komunal, Prizrenit)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me Projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Komuna e Prishtinës. Marrin pjesë ministri Hekuran Murati, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sergiy Maslichenko dhe kryetari Përparim Rama. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministri Taulant Kelmendi vizitojnë Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren, me ç’rast do të ndajnë dhurata simbolike për nxënësit e kësaj Qendre. (Qendra Burimore, Prizren)  

  • 16:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon pritje për fundvit për gazetarët sportivë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 16:30

    Bëhet promovimi i veprave të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë)

  • 18:15

    Mbahet ndeshja miqësore në basketboll ndërmjet “CBS BANDITS” dhe Prishtinës. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 19:00

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureatët e Vitit 2023. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

  • 19:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, organizon pritje për fundvit. (Hotel “Derand”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv