Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar i Kuvendit të Kosovës takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar i Kuvendit të Kosovës takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në Gjykatën Speciale vazhdon seanca e Apelit në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” do të lansojë Kurrikulën për Programet e Trajtimit të Dhunës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton Projektligjim për Zyrtarët Publikë dhe të për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan, dhe kryeshefin Ekzekutiv të KESCO-s, Serhat Mesut Dinc. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizon tryezën me temën “Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me parimet e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi i Kosovës, C301)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën me temën “Zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit bazuar në Listën e Kontrollit të Këshillit Evropian: Gjendje stagnimi”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” mbahet programi për fëmijë, ku do të shfaqen filma të animuar dhe do të ketë disa performanca nuzikore. (Kino “Armata”, Prishtinë)
Kryeministrit Albin Kurti viziton Handikosin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. (Zyrat e Handikosit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Varroset 35 vjeçarja shtatzënë, që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. (Llugaxhi, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 vazhdon mbledhjen. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizon konferencë për media lidhur me organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë)
Shoqëria “Lëvizja”, bashkë me Shoqatat e dala nga Lufta dhe me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, organizojnë akademi mirënjohjeje dhe nderimi për gjeneral Shaban Shalës. (Instituti Albanologjik)
Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Organizata jo-qeveritare “You Can Do” organizon ngjarjen “Darka e Errët”, ku zyrtarë lokalë dhe ndërkombëtarë, profesorë e aktivistë do të darkojnë në errësirë totale dhe të diskutojnë rreth pozitës së personave me aftësi të kufizuar në shoqëri dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për këtë komunitet. (Restorant “LUXOR” në magjistralen Prishtinë – Obiliq)
Këshillit Gjyqësor i Kosovës mban mbledhje të mbyllur. (Objekti i KGjK-së)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu pret në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të dhunës dhe vrasjeve të grave.
Në takim janë ftuar krerët e institucioneve të Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)