Ngjarjet e ditës: 04 qershor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Mbahet Konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes”. Konferenca do të përfshijë një prezantim mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    DokuFest prezanton Bibliotekën e re Digjitale për Mësimdhënësit. Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport etj. (Hoteli “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Nis edicioni i dytë i “DigiCamp 2024” me temën “Ndërveprimi në mes individit dhe qeverisë si hap drejt së ardhmes”. Në hapje merr pjesë dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren)

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në nder të  Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit organizon aktivitete sportive. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK); si dhe formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lansohet projekti “HybridLAB”, që synon të luftojë çrregullimin informativ, ta promovojë edukimin medial, të kontribuojë në rregullimin e infosferës digjitale përmes përdorimit të TIK, të bazuar në inteligjencë artificiale, si dhe metodave të mësimit eksperiencial. (Ish-Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, rruga UÇK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    International Maarif Schools of Kosova organizon “Panairin e Shkencës”, ku do të shfaqen punimet e nxënësve në fushat e Kimisë, Fizikës, Biologjisë, Matematikës, TIK dhe Gjuhës. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi bëjnë mbjelljen e pemës olimpike 2024. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) mban ceremoninë e lansimit të fazës së dytë të programit “EJA Kosovë”. Me këtë rast ndahet Çmimi për Demokraci për vitin 2023. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv