Ngjarjet e ditës: 23 dhjetor 2024

  • 09:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lansojnë pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme për kapitalin njerëzor të Kosovës”. (Ndërtesa e Qeverisë, P-38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) përmbyll projektin “Rritja e aftësive të Shërbimit Sprovues të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe zyrtarë të tjerë të partisë bëjnë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. (Velani) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Forumi për Transparencë organizon konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. (Holli i Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Prezantimi i punimeve të nxënësve filloristë nga “Punëtoria e Demokracisë”. (Holli i Kuvendit)

  • 12:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nënshkruan marrëveshjet për certifikim të produkteve. (Qendra e Inovacionit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike)

  • 13:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mbajnë konferencë për media, me fokus në punën dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtësinë tranzicionale dhe adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon subjektet politike dhe kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. (Zyrat e KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Mbahet ceremonia solemne për promovimin e monografisë së parë të FC “Prishtina”, kushtuar 100-vjetorit të themelimit të klubit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 18:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënon 35-vjetorin e themelimit. Merr pjesë dhe kryetari Lumir Abdixhiku. (Klan Arena) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv