Ngjarjet e ditës: 17 nëntor 2023

  • 09:30 - 16:15

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) organizon Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

    Agjenda:

    09:30 – Vërejtjet hapëse nga Liza Gashi, zv.ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

    09:45 – Paneli i hapjes “Migrimi përmes angazhimit të Diasporës”. Marrin pjesë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla; ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani; Artemis Malo, zv.ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

    11:45 – Seancat paralele:

    Nga politika në praktikë: Modele të suksesshme në rolin e qeverisë në angazhimin e diasporës (Salla e konferencave “Andromeda”)

    Dixhitalizimi i Diasporës: Nga AI në Rrjetet e A&I (Salla “Cassiopeia”)

    Të dhënat për diasporën: Ndërtimi i shkallës në komunikim, rrjetëzimi dhe shtrirja për angazhimin e diasporës (Salla “Ariga”)

    14:30 – Prezantimi “Modeli i Angazhimit të Diasporës së Kosovës: Nga shërbimi në angazhim”

    15:00 – Seancat paralele:

    Diaspora dhe Lidhja e Paqes për zhvillimin humanitar: Gjenerimi i ndikimit në klimë, humanitarizëm, siguri dhe rini (Andromeda)

    Diaspora & Talenti: Një kufi i ri për një ekonomi të diturisë pa kufi (Cassiopeia)

    Diaspora dhe Transformimi Ekonomik: Shpërndarja përmes dhe përtej remitancave (Ariga)

    16:15 – Fjala përmbyllëse

     

  • 09:30

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban ceremoninë e eventit “Ditët e Gjyqësorit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (UP) organizon “Konferencën e IV-të shkencore ndërkombëtare në edukim fizik, sport dhe shëndet”. (Amfiteatri i Administratës Qendrore të UP-së)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Artin dhe Kulturën. (Kuvendi i Kosovës)

  • 10:00

    Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS) dhe Institutit për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, shënojnë Ditën Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet në Trafikun Rrugor, përmes dhurimit të gjakut. (Qendra për Transfuzionin e Gjakut)  

  • 10:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë organizon tryezën ndërparlamentare të komisioneve për punë të jashtme dhe komisioneve për integrim evropian të Kuvendeve të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. (Kuvendi i Kosovës, N506) 

  • 11:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Këshilli Prokurorial të Kosovës mban takimin të jashtëzakonshëm. (Prokuroria Speciale e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në kuadër të shënimit të javës së Orës së Kodimit në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi marrin pjesë në aktivitetet e Orës së Kodimit me nxënësit e Shkollës Profesionale “Gjin Gazulli”. (Shkolla “Gjin Gazulli”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Qendra e VV-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Organizuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve, shënohet manifestimi me rastin e 5 Nëntorit- Ditës Botërore të Gjuhës Rome. (Hotel “City”, Prizren)

  • 18:00

    “Linja e Jetës” feston përvjetorin e saj të katërt të themelimit. (Lokali “Bubble Pub”, Prishtinë)

  • 19:00

    Shtëpia Botuese “Littera” promovon librin “The Lil’s Poem” të Halil Matoshit. Për librin do të flasin Nerimane Kamberi, Blerina Rogova Gaxha dhe Donika Dabishevci. (Teatri “Oda”, Prishtinë)

  • 20:00

    Mbahet Festivali ndërkombëtar i kitarës. (Pallati i Rinisë)

Kalendari Arkiv