Krerë institucionesh bëjnë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Busti i Skënderbeut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Krerë institucionesh bëjnë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Busti i Skënderbeut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”, në nderim të festave të 28 Nëntorit dhe 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)
Përfaqësues të Komunës së Malishevës vendosin buqeta me lule të Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Malishevë)
Mbahet ceremonia e inaugurimit të objektit të ri të Komunës së Lipjanit. (Objekti i ri i Komunës së Lipjanit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Krerë institucionesh bëjnë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Prekaz)
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) i Universitetit të Prishtinës pret në takim një delegacion nga Universiteti i Tiranës, me rastin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (FEFS, Universiteti i Prishtinës)
Komuna e Gjilanit organizon homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Gjilan)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, Prizren)
Komuna e Prishtinës bën përurimin e shtatores së Anton Çettës. (Kampusi i UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Krerë institucionesh bëjnë homazhe te kulla e Isa Boletinit për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Boletin, Mitrovicë)
Krerë institucionesh vizitojnë kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Prizren)
OJQ Aktiv mban konferencë për media ku do të publikoj dy raporte vjetore për pozitën e komunitetit serb në Kosovë, sfidat dhe perspektivat. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
Klubi i Atletikës “Qendra” nga Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin ‘Vrapojmë dhe Festojmë’. (Rrethi i fushës me bari sintetik, Gjilan)
Për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë bëhet parakalimi i Togut Ceremonial të FSK-së në sheshet e kryeqytetit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” deri në sheshin “Skënderbeu”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Hapet ekspozita personale “Vetë në një Stuhi” e artistit Arijon Krasniqi. (Muzeu i qytetit “Jahir Mazreku”, Malishevë)
Komuna e Vushtrrisë organizon akademi solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e inaugurimit të objektit të stacionit veriu në Prishtinë. (Lagjja Arbëria me qasje nga Rr. Toni Bler dhe Rr. Ismail Qemaili, Prishtinë)
Komuna e Gjilanit organizon koncert për fëmijë nga Dancin House “Festojmë kuq e zi”. (Teatri i qytetit, Gjilan)
Mbahet “Festivali i Plisit”, që synon promovimin e kulturës kombëtare shqiptare, sidomos te të rinjtë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet finalja e turnirit në futboll të femrave. (Stadiumi i qytetit “Liman Gegaj”, Malishevë)
Mbahet ceremonia dhe performanca për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë nga Ansambli “Shota”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)
Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv për nderë të ditës së flamurit nga Ansambli i Këngëve dhe valleve. (Teatri i qytetit, Gjilan
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, organizohet manifestim kulturo-artistik për nder të 110-vjetorit të Flamurit Kombëtar Shqiptar. (Shtëpia e Kulturës “Imri Curri”, Hani i Elezit)
Me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjakovës dhe Ansambli i Këngëve Popullore “Gjakova” organizojnë koncert. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë)
Për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Albin Kurti organizon pritjen e personaliteteve të ndryshme. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)