Ngjarjet e ditës: 4 nëntor 2021

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 09:30

    Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në partneritet me “Terres des hommes” në Kosovë në kuadër të programit të Arsimit, mbajnë konferencë me temën “Qendrat Mësimore dhe Problematikat e Institucionalizimit”. Merr pjesë zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban tryezë e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) në Rahovec. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 10:00

    Demokravi Plus organizon konferencën për media në të cilë do të prezantojë raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. (Hotel “Prishtina”)

  • 10:00

    Ekipi Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Media Breakfast”. (Restaurantin “Rings”)

  • 10:30

    Ambasadori i Austrisë Christoph Weidinger, i shoqëruar nga drejtoresha e Zyrës Tregtare të Austrisë, Vjosa Huruglica, vizitojnë ngrohtoren e qytetit të Gjakovës. (Ngrohtorja e “Gjakova Sh.A”, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet libri “Bullizimi në shkollë” i autores Prof.Dr. Teuta Danuza. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 13:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) organizon konferencën e parë me bizneset e Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar” dhe dialogut me sektorin privat. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë – Lipjan)

     

  • 13:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet Takimi VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Merr pjesë shefi i Zyrës të BE-së, kryeministri Albin Kurti etj. (Salla plenare e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv