Ngjarjet e ditës: 20 qershor 2024

  • 09:30

    Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezanton rezultatet e sondazhit “Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Noterinë; për Këshillin Prokurorial dhe atë për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shfaqin instilacionin artistik “Solidariteti” me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës) 

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diskuton rreth dokumentacionit të proceduar nga MPJD, si dhe diskuton për angazhimin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mirëpresë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). (Ndërtesa vjetër e Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe qytetit të Portos së Portugalisë, për bashkëpunim në fushat e turizmit, ekonomisë dhe kulturës. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren) 

  • 17:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban takim me grupin e ekspertëve te shëndetësisë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet aksioni rrugor “Gjurmë Kujtimesh” në shënim të Ditës Botërore të Refugjatëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

  • 19:00

    Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) mbanë Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor. (Star Hill Hotel) 

  • 19:30

    Speeex organizon cermoninë Siana Foundation e cila lanson (Rockeeet music), ku do të prezantohet në një event “unplugged’. (Zyrat qendrore të Speeex, rruga Tirana në Prishtinë)

  • 20:30

    Kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” do të paraqiten me koncert përmbyllës për sezonën 2023/2024. (Kino “Lumbardhi” në Prizren)

  • 20:45

    Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, BIRN organizon ekspozitën e fotografive në Prishtinë nga greva e minatorëve të vitit 1989. Me këtë rast, në mënyrë simbolike do të ketë edhe një marsh në përkrahje dhe sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e kësaj greve. (Nisja nga hotel “Grand”, deri te Shtëpia e Gazetarëve/ ish-Gërmia)

Kalendari Arkiv