Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Më Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë)
Mbahet takimi koordinues ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave. (Ndërtesën e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Rrjetin e Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, do të jetë nikoqir i seminarit “Promovimi i një parlamenti me ndjeshmëri gjinore”. Të pranishmëve me një fjalë rasti do t’u adresohet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Salla plenare e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me punën dhe mandatin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
ShHBK “Nënë Terezë” në Prishtinë, në partneritet me Qendrën për Regjionalizëm në Novi Sad, organizojnë konferencën fillestare të projektit “Zhvillimi i mëtejshëm i Dialogut Civil ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. (Hotel “Afa”, Prishtinë)
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon marshin e parë ndërgjegjësues për Shëndetin Mendor në Kosovë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon debatin mbi politika me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Merr pjesë Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Kulturës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, në shënimin e 15 majit – Ditës Ndërkombëtare të Familjes mban aktivitet më fëmijë të shoqëruar nga maskota, personazhe për fëmijë, shfaqje teatrale si dhe koktej rasti. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)
Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet mbahet Piknik poetik. (Qendra për Praktikë Rrëfyese, Prishtinë)
Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, i cili është Doctor Honoris Causa i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mban ligjëratë me temën “Kosova dhe Bashkimi Evropian – Sfidat dhe e ardhmja”. (Universiteti i Gjilanit, Amfiteatri B02)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, në shënimin e 15 majit – Ditës Ndërkombëtare të Familjes, bën ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)