Ngjarjet e ditës: 12 qershor 2022

  • 08:30 - 11:20

    Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, organizohen aktivitetet:

     

    08:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova;

    08:40 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

     

    09:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë në Prekaz te varri i komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

     

    10:30 – Nderim i krerëve shtetërorë te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

     

    11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

     

    12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës.

     

    ***Ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Klubi i Futbollit “Rilindja” do të organizojë turneun për fëmijë “Rilindja Kids Tournament 2022” në nderim të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. Do të marrin pjesë 40 skuadra të fëmijëve U9 dhe U11, me rreth 500 fëmijë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. (Ambientet e KF “Rilindja”, në Taukbashqe, Prishtinë)

  • 12:00

    Mbahet manifestimi qendror për shënimin e Ditës së Paqes me moton “Nga Eksodi në Liri”  (Bllacë, Hani i Elezit)

  • 16:00

    Në 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosjes!, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci mbajnë konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje)

  • 19:30

    Inagurohen tri shkronjat e Lavdishme “U Ç K” në fshatin Reçak Komuna e Shtimes. (Fshati Reçak)

Kalendari Arkiv