Ngjarjet e ditës: 12 shtator 2022

  • 10:00

    Instituti Shkencor Kosovar – Suedez organizon një ligjëratë nga eksperti norvegjez, Josef Martinsen, dëshmitar për veprimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare. (Bibloteka Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryesia e Lidhjes së Pensionisteve të Kosovës diskuton për situatën aktuale në arsim si dhe iniciativën rreth ndërprerjes së grevës të punëtoreve të arsimit dhe kthimin e tyre në institucionet shkollore. (Zyrat e Sindikatës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për medie. (Ish-Rilindja, salla 914) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi komunal i Podujevës mban mbledhje solemne për nder të Halil Kastratit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Podujevës)

  • 13:00

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” ul në gjysëm-shtizë flamurin, si dhe ndez qirinj në nderim të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila u nda nga jeta. (Te shtatorja e Bill Clintonit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Shënohet 10-vjetori i përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv