Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, N10)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, N10)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë. (Izbicë, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te Memoriali në Izbicë, Skenderaj. (Memoriali në Izbicë, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me Thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës. (KGJK, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)
Vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë) Ngjarja transmetohet ‘Live’ në faqen e Ekonomia Online në Facebook
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19 në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, paraqet raportin vjetor të punës për vitin 2022 në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit publik lidhur me listën e re të barnave esenciale. (Hotel “International Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, vizitojnë kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli. Temë diskutimi do të jetë Marshi për Drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, i thirrur me 2 prill në Prishtinë. (Zyrat e BSPK-së)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e Familjes Bogujevci dhe Duriqi, në Podujevë. (Varrezat e Familjes Bogujevci dhe Duriqi, Podujevë)
Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e këtij sporti si aktivitet jashtëshkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Shkolla “Qamil Batalli”, Prishtinë)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës; shqyrton Projektligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna nё Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore etj. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, salla S1) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” organizon diskutimin publik me temën “Kosovë-Serbi: Të drejtat e punëtorëve”. (Kino “Armata”, Prishtinë)