Ngjarjet e ditës: 8 shkurt 2024

  • 09:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 09:45

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite është pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 18 janar 2024: Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditë janë 50 pika, përfshirë ratifikimi i 8 marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Përfaqësues të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (CPT), të Radio Gorazhdevcit dhe organizata të tjera serbe të shoqërisë civile në Kosovë do të mbajnë një konferencë për medie, në lidhje me veprimet e fundit të Policisë së Kosovës të cilat thuhet se “paraqesin shkelje flagrante të lirisë së medieve dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë civile”. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lansohet projekti i financuar nga BE-ja “Avancimi i arsimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikës dhe praktikës së zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë – VleraED”. (Fakulteti i Edukimit, UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zv.ministrin Hysen Durmishi, do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca në rastin ku kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Pal Lekaj do të paraqesë dëshminë e tij. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme. (Objekti i Komunës së vjetër) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv