Ngjarjet e ditës: 20 shkurt 2023

  • 10:00

    Klubet e Federatës së Notit të Kosovës do të protestojnë para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në këtë federatë. (Para MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takohet me Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Pyje, Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe shqyrton Draft – planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ ACDC – Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban takimin publik mbi proceset e shpronësimit në veri të Kosovës. (Kolegji Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut)

  • 17:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndanë medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës. (Klan “Arena”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    “SPAR” organizon “Ditet Austriake”, promovimin e produkteve austriake. (SPAR Kosova “Arbëri”, rr. Ahmet Krasniqi,  Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv