Ngjarjet e ditës: 4 korrik 2023

  • 07:55 - 10:05

    Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, pret në takim kryeministrat e Beneluxit, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut.

    Agjenda:

    Ora 07:55 – Pritja në Aeroportin ndërkombëtari të Prishtinës;

    Ora 09:15 – 9:20 Kryeministri i Republikës së Kosovës do të përshëndesë të dy kryeministrat para ndërtesës së Qeverisë;

    Ora 09:20 – Takimi i kryeministrit Kurti me Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel. Ndërtesa e Qeverisë;

    Ora 10:05 – Konferencë e përbashkët e kryeministrave. Ndërtesa e Qeverisë. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale. (Hagë)

  • 10:00

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci inspekton në rajonin e Junikut investime kapitale në ujitje. (Junik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban mbledhje, të ftuar përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së Degës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Fushë-Kosovë. (Objekti i Gjykatës Themelore, dega Fushë-Kosovë, Rr. “Bedri Pejani”)

  • 11:00 - 13:15

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci inspekton në rajonin e Deçanit investime kapitale. (Isniq, Lloqa, Strellc i Epërm – Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2022/23 dhe procesit të publikimit të rezultateve të auditimit për vitin 2022/23 mban konferencë për medie. (Lagjja “Arbëria”, Prishtinë)

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Universitetit të Prishtinës për vitin 2022. I ftuar: Rektori i UP, Qerim Qerimi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 13:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 13:00

    Mbahet mbledhja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Projektligjin për Fondin sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 15:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv