Ngjarjet e ditës: 28 maj 2024

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, viziton komunën e Klinës dhe takon kryetarin e kësaj komune, Zenun Elezaj. (Komuna e Klinës)

  • 09:45

    Dita e dytë e Forumit për Investime të Qëndrueshme, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë – EIC. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Mbahet “Konferenca rajonale për higjienën menstruale” në kuadër të projektit “Our bodies are not a taboo. Period”, që zbatohet nga EcoKosWomen. Marrin pjesë Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë; Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit; Olivier Guérot, ambasador i Francës. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 248-të. Në rend dite është raportimi i kryeprokurorëve për periudhën janar-mars 2024; Strategjia për Komunikim në Sistemin Prokurorial etj. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”) 

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; Projektligjin për Letërnjoftimin; atë për Shërbimet Private të Sigurisë etj. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  •  10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Sponzorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Kuvendi i Kosovës, N225) 

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban diskutimin me temën “Trajtimi institucional i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar: Sfidat dhe performanca e sistemit gjyqësor në një vit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:45

    Mbahet paneli “Instrumentet në nivelin rajonal për të zhvilluar dhe forcuar drejtësinë menstruale”, në kuadër të Konferencës rajonale për higjienën menstruale, organizuar nga EcoKosWomen. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupet punuese për për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë; si dhe shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 11:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:40

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, do të marrin pjesë në inaugurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, të rinovuar, e cila tani ofron qasje dhe lehtësira më të mira për personat me aftësi të kufizuara. (QKMF “Nënë Tereza” në Klinë)

  • 12:00

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA shpërndan peceta menstruale falas për vajza dhe gra, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale. (Sheshi “Xhorxh Bush”)

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, me ç’rast shqyrton disa peticione. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror; Projektligjin për rrugët; si dhe Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 13:00

    Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e Dr. Hysen Sadriu. (Qendra Kombëtare e Telemjekësisë, kati IV) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet paneli “Arsimimi si mjet për të luftuar stigmën menstruale”, në kuadër të Konferencës rajonale për higjienën menstruale, organizuar nga EcoKosWomen. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike – ACDC mban takim të bashkisë mbi praktikën ligjore në Kosovë nga perspektiva e komuniteteve pakicë. (Qendra e Energjisë Qytetare, Mitrovicë Veriore)

  • 14:00

    Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë, mban seancën e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore ndërmjet debitorit Telekomi i Kosovës dhe kreditorit Dardafon.net. (Pallati i Drejtësisë, objekti D, salla nr. 15)

  • 14:30

    Mbahet paneli “Roli i komunave në zbutjen e varfërisë menstruale”, në kuadër të Konferencës rajonale për higjienën menstruale, organizuar nga EcoKosWomen. (Klan Arena, Zona Industriale) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund të përcjellin fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Hotel “Venus”, magj. Prishtinë – Ferizaj) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv