Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në vizitë zyrtare ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. (ANP “Adem Jashari”)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në vizitë zyrtare ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. (ANP “Adem Jashari”)
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe DKRS-së shënohet 23-vjetori i çlirimit të Gjilanit i cili nis me Vrapimin e Lirisë. (Gjilan)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban mbledhje, shqyrton disa peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, voton raportin vjetor të Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 11-të të Ditës dhe Javës Olimpike 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Mbahet takimi i parë i Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete me menaxhmentin e UP, pas 4 vitesh kritikash në distancë, ku me këtë rast KITU prezanton 4 vite punë dhe kritikë në Universitetin e Prishtinës. (Objekti i Rektoratit)
Instituti GAP mban tryezë diskutimit ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Kryetari i Kuvendit , Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), bënë prezantimin e gjetjeve të raportit të monitorimit, “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e realizimit te të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë nga 20 qytetarë si vëzhgues laik, të cilët monitoruan rreth 500 seancave penale në mbarë Kosovën. (Hotel “Emerald”- Prishtinë)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla dhe ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës diskuton rreth datave për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zhvillon takim me ambasadorët e Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefit të zyrës së Sllovakisë. Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Platform Culture Central Europe (PCCE), e cila përbëhet nga 5 shtete të Evropës Qendrore: Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë. (MKRS)
Përurohet hapësira e rinovuar e Fakultetit Juridik. (Fakultetit Juridik, Prishtinë)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. (Kabineti i kryetarit)
Klubi i Boksit “Kastrioti” Obiliq organizon turneun “Dita e Çlirimit të Obiliqit”. (Obiliq)
Aktivitetet e Komunës së Gjilanit për nder të Ditës së Çlirimit:
-Ora 09:00-10:00 – Vrapimi i lirisë
-Ora 11:00- Garat komunale të notit. (Pishina Europa- Kmetoc
-Ora 15:00- Ballë për ballë me poetin – program i shkurtër i Bibliotekës për nder të çlirimit të
Gjilanit
-Ora 20:00- Shfaqet monodrama “Cili je..cili je..” i Bedri Selmanit. (Teatri i Qytetit Gjilan)
Aktivitetet e Komunës së Vitisë për nder të Ditës së Çlirimit:
-Ora 09-30- Mbahet seancë solemne (Salla e Kuvendit Komunal)
-Ora 10:00-Homazhe (Varrezat e dëshmorëve)
-Ora 10:30-Shtegtim me biçikleta. (Viti-Binçe)
-Ora 11:00- Streetball Vitia. (Para Shtëpisë së Kulturës- Viti)
-Ora 19:00-Mbahet koncert festiv. (Sheshi i qytetit)
Aktivitetet e Komunës së Gjakovës për nder të Ditës së Çlirimit:
-Ora 10:00- Homazhe te Lapidari “Shokët e lirisë
-Ora 12:00- Dhurimi vullnetar i gjakut
-Ora 18:00- Ekspozitë personale e autorit Agron Mulliqi. (Galeria e Arteve Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”)
-Ora 18:30- BONEVET – punëtori me fëmijë 5-11 vjeç “Teknologjia dhe loja”
-Ora 20:30- Filmi “Zgjoi”
-Ora 22:00 – Performancë muzikore Ashikët & Friends Parku Kulturor “Ali Podrimja”