Ngjarjet e ditës: 12 shtator 2023

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, Hagë)

  • 10:00

    Agjencia e Kosovës për Forenzike dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, organizojnë ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike. (Hapësirat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Unioni Demokratik Studentor mban konferencë për medie. (Para ndërtesës së rektoratit të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    “Toka Management”, kompani që punon në mirëmbajtjen e hekurudhave në Londër, bën hapjen e qendrës së trajnimit hekurudhor në Kosovë. Merr pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. (Zyrat e Toka Managment, afër Kolegjit “Mehmet Akif”) 

  • 12:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv