Delegacioni i lartֻë i MCC, i shoqëruar nga ekipi MFK Energy, takohen me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani. (“Termokos”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Delegacioni i lartֻë i MCC, i shoqëruar nga ekipi MFK Energy, takohen me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani. (“Termokos”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportet e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022, të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe të Kursimeve Pensionale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Aleanca e të Rinjve të Kosovës zhvillon një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave të mësimdhënësve. (Para Ministrisë së Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet tryezë: “Mundësitë e përfshirjes së historisë dhe kulturës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në tekstet shkollore”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Ec Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?”. (Kino Lumbardhi, Prizren)
Shehu Academy në bashkëpunim me projektin e USAID organizon ngjarjen “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës” me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me gazetarë dhe Shoqëria Civile, si dhe mbështetësit e Agjencisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për medie, me rastin e nënshkrimit të kontratës më të re të sponsorizimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega Ferizaj me rastin e 28 shtatorit, Ditës së Dëshmorëve, mban akademi përkujtimore. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përzgjedh ekspertët. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. Në rend dite është shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit, dhe kërkesa për buxhet. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.