Ngjarjet e ditës: 23 mars 2023

  • 09:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, merr vendim për të publikuar thirrjen për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301)

  • 09:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës, mban takimin e 228-të. (Platforma Zoom) 

  • 09:30

    Përmbyllet ushtrimi ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”. Me këtë rast, në ditën e vizitorëve të veçantë (DV Day), të pranishëm do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Kazerma e FSK-në në Pomozotin) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi si dhe 15 pika tjera të rendit të ditës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e dytë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2023. (Zyra e Rregullatorit për Energji) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon konferencën për media me temën “Gjykata Kushtetuese konfirmon shkeljen e së drejtës në jetë të Sebahate Morinës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:30

    Ministria e Shëndetësisë organizon Shënimi i Ditës Botërore të TB 2023 me temën: Zotimi për t’i dhënë fund Tuberkulozit. Merr pjesë ministri, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”)

  • 11:00

    Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të shpalosë para medieve bashkëpunimin e ri me gjigantin e teknologjisë EON Reality, për inteligjencën artificiale – një investim i madh për fushën e shkencës dhe arsimit. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, në Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ ”Aktiv” organizon tryezë diskutimi me temën: ”E ardhmja e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës”.(OJQ ”Aktiv” Mitrovicë)

  • 15:30

    Shoqata e Intekeltualëve “Jakova”, organizon promovimin e librit ”Skënder Imer Thaqi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Mait të Zi”. Do të diskutohet edhe mbi temën: Marrëveshja me Serbinë. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën? (Biblioteka ”Ibrahim Rugova”)

Kalendari Arkiv